Bota

Thirrjet kundër Trump, Biden e pranon: Bëra gabim

Pas atentatit ndaj Donald Trump, presidenti demokrat, Biden po bën thirrje për qetësimin e klimës politike

E.K
Thirrjet kundër Trump, Biden e pranon: Bëra gabim
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pranoi se ishte "gabim" kur tha se ishte koha që Donald Trump të ishte nën ’kritika’ gjatë një telefonate me donatorët e fushatës në fillim të javës së kaluar, rreth njëzet e katër orë përpara atentatit ndaj tij.

“Është koha që Trump të vihet nën kritika”, tha Biden në një bisedë të 8 korrikut me donatorët demokratë.

Shprehja që ai përdori u kritikua ashpër pas atentatit ndaj Trump të shtunën në Pensilvani.

“Ishte gabim përdorimi i kësaj fjale”, pranoi presidenti amerikan gjatë një interviste që dha për NBC.

“Kam dashur të fokusohem tek ai, në atë që bën, në masat që propozon, në gënjeshtrat që tha në debat”, shtoi ai.

Pas atentatit ndaj Donald Trump, presidenti demokrat, Biden po bën thirrje për qetësimin e klimës politike. Ai siguroi gjithashtu se nuk përdor retorikë të ngjashme me kundërshtarin e tij.

“Unë nuk përdor një retorikë të tillë. Kundërshtari im po i drejtohet asaj retorike, ai po flet për dhunë nëse humbet zgjedhjet” u shpreh ndër të tjera Biden./ZËRI

Poll

MOS HUMB