Bota

Biden dha firmën, çfarë janë raketat ATACMS?

Këto raketa mund të arrijnë deri në 300 km (186 milje) dhe janë të vështira për t'u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.

F.m
Biden dha firmën, çfarë janë raketat ATACMS?
ATACMS

UKRAINË- Sistemi i raketave taktike të ushtrisë MGM-140, ose ATACMS, është prodhuar nga Lockheed Martin. Këto raketa mund të arrijnë deri në 300 km (186 milje) dhe janë të vështira për t'u kapur për shkak të shpejtësisë së tyre të lartë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto armë si pjesë e një pakete mbështetëse, dhe ato tashmë janë përdorur të paktën një herë për të goditur objektivat ruse në Krimenë e pushtuar.

Ato lejojnë Ukrainën të godasë më thellë zonat e mbajtura nga Rusia, duke synuar bazat, objektet e magazinimit dhe qendrat logjistike.

Rusia ka deklaruar më parë se këto armë "nuk do të ndryshojnë rrënjësisht rezultatin" e luftës, por Putin ka paralajmëruar SHBA- në kundër përdorimit të tyre në territorin rus.

Poll

MOS HUMB