
ITALI- Silvio Berlusconi u 'ringjall' si hologram për të qenë i pranishëm në “Ditën e Berlusconit”, kur do të kishte festuar 87-vjetorin e lindjes. Politikanët italianë, futbollistët dhe të famshëm të televizionit do të mblidhen në qytetin e vogël të Paestum për të nderuar "Cavaliere-n", që vdiq qershorin e kaluar.
Një shëmbëlltyrë e vogël e ish-kryeministrit italian do të projektohet në hyrje të lokalit, duke përshëndetur të pranishmit me një buzëqeshje dhe do të recitojë fjalimin e Berlusconit në Kongresin e SHBA në 2006.
Të pranishmit mund të zhgënjehen pasi, megjithëse Berlusconi nuk ishte një burrë i gjatë - 1.71 m - hologrami do të jetë edhe më i shkurtër, me një gjatësi 60 cm. Partia e tij do të diskutojë programin e saj për zgjedhjet e ardhshme evropiane të vitit 2024.
Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë. Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor./Zëri.ai