Bota

‘Bëni valixhet gati’! Djemtë refuzuan të iknin nga rehatia e shtëpisë, nëna fiton gjyqin

“Kjo shtëpi nuk është hotel”, nëna padit djemtë e saj 40 dhe 42-vjeçarë dhe i dëbon

E.K
‘Bëni valixhet gati’! Djemtë refuzuan të iknin nga
Gjykata ne Pavia

ITALI- Një nënë në Itali u detyrua të merrte masa drastike ndaj dy djemve të saj, 40 dhe 42 vjeç, pasi refuzonin të braktisnin komoditetin e shtëpisë së familjes.

Gruaja, 75 vjeç, nga qyteti i Pavias, ishte lodhur duke mbajtur djemtë e saj, 40 dhe 42 vjeç, dhe u përpoq t'i bindte ata që të jetonin në shtëpi tjetër, veçanërisht pasi secili kishte një punë.

"Por asnjëri prej tyre nuk donte t'ia dinte, kjo shtëpi nuk është hotel" tha ajo, sipas gazetës lokale La Provincia Pavese. Nëna ishte gjithashtu e mërzitur që djemtë nuk kontribuonin në shpenzimet apo punët e shtëpisë.

Ata të tre filluan bashkëjetesën pas ndarjes së nënës nga bashkëshorti. Familja nuk kishte probleme ekonomike dhe dy fëmijët, pasi morën diplomën, kishin vështirësi për të gjetur një punë të qëndrueshme. Gruaja i mbështeti gjithmonë, derisa më në fund ajo iu kërkoi atyre që të largoheshin nga shtëpia, duke ndeshur me refuzimin e tyre.

Kështu që ajo i çoi në gjykatë. Gjyqtarja Simona Caterbi lëshoi një urdhër për të dëbuar dy burrat.

Në vendimin e saj, Caterbi tha se ndonëse burrat që jetonin në shtëpi me prindërit ishin të mbrojtur për shkak të "detyrimit të prindit për të siguruar mirëmbajtjen", kjo nuk ishte më e justifikueshme duke pasur parasysh faktin se ata ishin mbi 40 vjeç. Gjykata iu ka lënë atyre kohë deri në datën 18 dhjetor për të lëvizur nga shtëpia./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB