Bota

BE merr vendim, shton në listën e terroristëve 2 liderët e Hamasit

Bashkimi Europian ka shtuar në listën e zezë të terroristëve 2 komandantë të Hamasit, Mohammed Deif dhe Maruan Issa.

D.XH
BE merr vendim, shton në listën e terroristëve 2 liderët e
Mohammed Deif

BRUKSEL- Bashkimi Evropian shtoi të premten dy nga komandantët më të lartë ushtarakë të Hamasit në listën e tij të zezë terroriste, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit. Brukseli tha se Mohammed Deif, komandanti i përgjithshëm 58-vjeçar i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadave Ezzedine al-Qassam dhe zëvendësi i tij Maruan Issa ishin shtuar në listën e sanksioneve.

“Të dy individët janë subjekt i ngrirjes së fondeve të tyre dhe aseteve të tjera financiare në vendet anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratë. “Është gjithashtu e ndaluar që operatorët e BE-së të vënë në dispozicion të tyre fonde dhe burime ekonomike”, thuhet më tej në deklaratë.

Deklarata e lëshuar nga Këshilli Evropian, tha se kjo masë erdhi si përgjigje ndaj kërcënimit të paraqitur nga Hamasi dhe sulmeve të tij brutale ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Më 7 tetor, luftëtarët e Hamasit sulmuan shtetin izraelit, teksa filluan sulme të paprecedenta ndaj trupave dhe civilëve izraelitë, duke vrarë njerëz që merrnin pjesë në një festival muzikor dhe një komunitet kibuci.

Rreth 1200 izraelitë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u morën peng. Izraeli u përgjigj, duke nisur sulme ajrore dhe artilerie kundër Gazës dhe nisi një operacion tokësor ushtarak, me qëllim vrasjen e komandantëve të organizatës palestineze. Luftimet kanë shkaktuar më tepër se 17500 viktima./ZËRI/

Poll

MOS HUMB