Bota

Arrestohet zyrtari në Kosovë, dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro

Një zyrtar tatimesh në Mitrovicë dhe një tjetër person janë marrë në pyetje nga policia, pasi dyshohet se kanë pastruar 1 milion euro.

D.XH
Arrestohet zyrtari në Kosovë, dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro
Policia e Kosoves

MITROVICË – Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprat penale “Pastrim parash” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Sipas policisë, janë pastruar mbi 1 milion euro nga biznese fiktive. Veprat penale dyshohet se janë kryer nga vitet 2019-2023.

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit janë lënë të lire, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB