
POLONI- Skandalet seksuale ku bëjnë pjesë priftërinjtë nuk janë të pakta dhe as të padëgjuara më parë, pasi shumë raste të tilla janë bërë publike ndër vite. Së fundmi një prift polak është arrestuar dhe akuzuar për krime seksuale dhe trafik droge, si dhe për mosdhënie të ndihmës për një person, shëndeti i të cilit ishte në rrezik.
Prifti, i identifikuar si Thomas Z., ndodhet në paraburgim dhe rrezikon deri në 10 vjet burg. Kisha në Poloninë jugperëndimore u përfshi në skandal pasi dolën në dritë informacionet shtatorin e kaluar për një orgji që ndodhi në shtëpinë e një prifti në qytetin e Dabrova Gornica, shkruajnë mediat e huaja.
Peshkopi i përfshirë dha dorëheqjen vitin e kaluar, tha Vatikani në atë kohë, pa bërë të ditur arsyen e dorëheqjes së tij. Thomas Z. u hoq nga priftëria vitin e kaluar pas raportimeve për një festë seksuale të supozuar. Sipas raportimeve, një prift kishte ftuar një zhigolo mes disa pjesëmarrësëve të tjerë në akt. Bërja publike e kësja ngjarje ndodhi pasi zhigoloja kishte humbur ndjenjat dhe ishte nevojitur thirrja e ambulancës. /ZËRI