
Antonio Ciavarello
MALTË- Mëngjesin e sotëm është arrestuar në Maltë dhëndri i bosit të ndjerë mafioz Totò Riina. Mediat italiane raportojnë se Antonio Ciavarello u arrestua nga policia malteze, e cila ekzekutoi një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Gjykata e Brindizit më 24 janar 2022.
50-vjeçari ishte strehuar në Maltë në përpjekje për t'i shpëtuar dënimit përfundimtar me burg. Gjatë daljes në gjykatë, 50-vjeçari konfirmoi identitetin e tij dhe pranoi të kthehej në Itali.
Pas javësh hetime, policia rrethoi rezidencën e Ciavarello-s në qytetin e populluar të Mosta, në qendër të ishullit, përpara se të kryente arrestimin./ZËRI
Poll