
IZRAEL- Teksa armëpushimi është vendosur në Gaza, sulmet vijojnë në Bregun Perëndimor. Ushtria izarelite ka vrarë së paku tetë palestinezë në 24 orët e fundit, thanë të dielën zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se pesë palestinezë u vranë në bastionin militant, Xhenin, derisa tre të tjerë u vranë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor prej mëngjesit të së shtunës. Njëri nga të vrarët palestinezë, në qendër të Bregut Perëndimor, ishte adoleshent.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke shkaktuar një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës. Forcat izraelite kanë vrarë dhjetëra palestinezë dhe kanë arrestuar qindra të tjerë në Bregun Perëndimor. Ushtarët hebrenj të Bregut Perëndimor kanë shtuar gjithashtu sulmet.