Bota

Arinjtë polarë po vdesin nga uria

Gjetjet, bazuar në të dhënat nga 20 arinj polarë, ofrojnë njohuri të reja se si këto kafshë mund të luftojnë për të përballuar periudha më të gjata pa akull për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i detyruar ato të kërkojnë ushqim në tokë.

k.m.
Arinjtë polarë po vdesin nga uria
Arinjtë polarë

ANTARKTIKË- Arinjtë polarë janë në rrezik nga uria gjatë periudhave pa akull në Arktik. Këtë pretendon studimi i botuar në revistën "Nature Communications".

Gjetjet, bazuar në të dhënat nga 20 arinj polarë, ofrojnë njohuri të reja se si këto kafshë mund të luftojnë për të përballuar periudha më të gjata pa akull për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i detyruar ato të kërkojnë ushqim në tokë.

Në fund të pranverës dhe në fillim të verës, arinjtë polarë përdorin akullin e detit si një platformë për të gjuajtur kryesisht foka kur lindin dhe heqin nga gjiri këlyshët e tyre. Gjatë periudhave pa akull, arinjtë besohet se minimizojnë aktivitetin e tyre për të ruajtur energjinë. Studiuesit përdorën pajisje gjurmuese GPS për të gjurmuar 20 arinj polarë gjatë periudhës së detit Arktik pa akull (gusht-shtator) midis 2019-2022 në gjirin perëndimor të Hudson.

Ata gjurmuan shpenzimet e tyre ditore të energjisë, ndryshimet në masën trupore, dietën, sjelljen dhe lëvizjen. Kështu dolën në përfundimin se arinjtë polarë zgjodhën strategji të ndryshme për të reduktuar humbjen e energjisë, duke përfshirë reduktimin e lëvizjes, agjërimin dhe ngrënien e zogjve. Megjithatë, 19 nga 20 arinjtë humbën peshë shpejt, mesatarisht rreth një kile në ditë.

Ndërsa akulli i detit vazhdon të tërhiqet, të kuptuarit e këtyre sjelljeve adaptive është kritike që arinjtë polarë të përshtaten në një ekosistem që ndryshon me shpejtësi./ZËRI

Poll

MOS HUMB