Bota

Ambasada izraelite do hidhej në erë? Gjendet mjet shpërthyes jashtë godinës

Një mjet, që besohet se ishte shpërthyes, u çaktivizua pranë ambasadës izraelite në Stokholm.

D.XH
Ambasada izraelite do hidhej në erë? Gjendet mjet shpërthyes
Policia suedeze ne ambasaden izraelite ne Stokholm

SUEDI - Një objekt, që besohet të jetë një mjet shpërthyes i gjetur jashtë ndërtesës së ambasadës izraelite në Stokholm të mërkurën (31 janar) u çaktivizua nga një ekip piroteknikësh. Lajmi u bë me dije nga policia suedeze.

Punonjësit e ambasadës thirrën policinë e Stokholmit në orën 14:10, duke njoftuar autoritetet për një objekt të dyshimtë që ata panë pranë ambasadës, që besonin se mund të ishte i rrezikshëm. Kështu tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

‘Në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat e policisë. Pajisja është çaktivizuar në mënyrë të kontrolluar’, tha një zëdhënës i policisë për TV4. Policia nuk pranoi të japë asnjë detaj në lidhje me llojin e objektit apo mënyrën se si ndodhi që mjeti të ndodhej në ambientet e ambasadës.

Ndërtesa e ambasadës u bllokua në një distancë prej rreth 100 metrash. Lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë incidente të shumta me sfond urrejtje në Europë dhe SHBA./CNN Greece- ZËRI/

Poll

MOS HUMB