Bota

Albin Kurti motivon 'Dardanët': 1 milion euro nëse Kosova shkon në Botërorin 2026!

Bëhet fjalë për një shumë prej 1.5 milion euro shpërblime për futbollistët, nëse përfaqësuesja arrin të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

zh.ll

 

Albin Kurti motivon 'Dardanët': 1 milion euro nëse Kosova
albin kurti-kosova

 

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës këtë të enjte, ku janë marrë vendime të rëndëishme si ajo e shpalljes se paketës më të madhe financiare motivuese në historinë e sportit. Bëhet fjalë për një shumë prej 1.5 milion euro shpërblime për futbollistët, nëse përfaqësuesja arrin të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin kurti ka deklaruar se 250 mijë euro janë dhënë për sigurimin e fazës play-off, 500 mijë do jepen për kalimin e gjysmëfinales. 1 milionë euro në rast suksesi në finalen e play-off, që do të thoshte arritjen më të madhe për 'Dardanët'.

“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimieve në kupën e botës 2026, kalimin në fazën e play off, me vendim të qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim.

Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove. Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, tha Kurti.

Kosova luan më 26 mars në Bratislavë kundër Sllovakisë. Në rast fitoreje, do ta luajë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror 2026 në Prishtinë me fituesin e ndeshjes Turqi - Rumani./ZËRI

Poll

MOS HUMB