Bota

Alarm për bombë në Trani të Italisë, urdhërohet mbyllja e shkollave, policia nis kontrollet

Prania e çantës së vogël, e vënë re nga ata që prisnin trenat, shkaktoi alarmin dhe kontrollet.

a.l
Alarm për bombë në Trani të Italisë, urdhërohet
Itali

ITALI- Një alarm për bvombëështë raportuar në Trani të Italisë. Siç raportojnë mediat vendase, rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, në stacionin e trenit është gjetur një shënim brenda një çante, që njoftonte praninë e një bombe në një shkollë të paspecifikuar në qytet.

Për këtë arsye, kryebashkiaku ka urdhëruar mbylljen e shkollave për të shmangur çdo incident. 

“Për shkak të një frike me bombë në një shkollë të paspecifikuar, të gjitha shkollat ​​e qytetit të të gjitha niveleve do të qëndrojnë sot të mbyllura”, ka njoftuar kryebashkiaku përmes një postimi në rrjete sociale.

Prania e çantës së vogël, e vënë re nga ata që prisnin trenat, shkaktoi alarmin dhe kontrollet./ZËRI

Poll

MOS HUMB