Bota

Aksidentohet avioni në Filadelfia, vdesin 6 persona nga Meksika, mes tyre dhe një fëmijë

Të gjithë në bordin e avionit ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i fluturimit ishte Tijuana pas një ndalese në Misuri.

F.m
Aksidentohet avioni në Filadelfia, vdesin 6 persona nga Meksika, mes tyre
Filadelfia

MEKSIKË- Gjashtë persona që ndodheshin në bordin e një avioni transporti mjekësor që u rrëzua në Filadelfia humbën jetën. Mes të vdekurve ishte edhe një fëmijë që po merrte trajtim në një spital në Filadelfia dhe nëna e saj.

Avioni i transportit mjekësor po transportonte një fëmijë që sapo kishte përfunduar trajtimin në Spitalin e Fëmijëve Shriners, nënën e saj dhe katër të tjerë. Ai u përplas në një lagje të Filadelfias pak pas ngritjes në mbrëmje të së premtes, duke shpërthyer në zjarr që përfshiu disa shtëpi.

Të gjithë në bordin e avionit ishin nga Meksika. Destinacioni përfundimtar i fluturimit ishte Tijuana pas një ndalese në Misuri.

 “Kur ndodh një incident si ky, është tronditës dhe befasues”, tha Gold për Associated Press. "Të gjithë avionët janë të mirëmbajtur, nuk kursehet asnjë qindarkë sepse ne e dimë se misioni ynë është kaq kritik."

Përplasja erdhi vetëm dy ditë pas katastrofës më vdekjeprurëse ajrore amerikane. Të mërkurën mbrëma, një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u përplas në ajër në Uashington, DC, me një helikopter të ushtrisë që bartte tre ushtarë. Askush nuk mbijetoi.

Poll

MOS HUMB