Bota

Aksident tragjik në Prishtinë, makina bie në Liqenin e Badovcit, tre të vdekur

Kur kanë mbërritur autoritetet në vendin e ngjarjes kanë parë shenja dhe pjesë të veturës, por jo vetë veturën, pasi ka qenë e zhytur.

F.m
Aksident tragjik në Prishtinë, makina bie në Liqenin e Badovcit,
Liqeni i Badovcit

PRISHTINË- Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në aksin Gjilan-Prishtinë. Viktimat janë identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat, mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Sipas Gashit, automjeti me të cilin udhëtonin tre të rinjtë ka rënë në Liqenin e Badovcit rreth orës 23:49.

Kur kanë mbërritur autoritetet në vendin e ngjarjes kanë parë shenja dhe pjesë të veturës, por jo vetë veturën, pasi ka qenë e zhytur. Më pas ka mbërritur FSK-ja dhe fillimisht ka tërhequr dy trupa e pastaj makinën ku ndodhej edhe trupi i viktimës së tretë.

“Në orën 23:49, është pranuar informata se një veturë ka rënë ne Liqenin e Badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë parë shenja dhe pjesë të veturës që ka rënë në liqen, mirëpo, vetura ishte zhytur në ujë dhe nuk është pa. Është kërkuar që të angazhohet FSK pasi që kanë ekip të zhytjes. Ekipi i zjarrfikës së bashku me tre peshkatarë që kishin barkë kanë gjetur vendndodhjen e veturës dhe kemi tentuar për ta tërhequr nga uji , por nuk kemi arritur sepse ishte thellësi. Kanë arritur ekipet e FSK, (ekipi i zhytjes), kanë fillu kërkimin, është gjetur vetura dhe trupat e pajetë. FSK ka tërhequr dy trupa të pa jetë dhe ju kane dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe IML. Kemi tërhequr edhe veturën ku ne te ishte edhe një person i pajetë”, tha Gashi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku,”- shtoi ajo.

Poll

MOS HUMB