Bota

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” pranë kufirit me Shqipërinë, 7 persona përfundojnë në spital

Ndërkohë, në të njëjtin aks rrugor janë shënuar edhe dy aksidente të tjera, të ndodhura rreth 500 metra larg njëri-tjetrit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

M.K.
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” pranë
foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin drejt pikës kufitare me Shqipërinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur shtatë persona.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë tre automjete. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e emergjencës në vendngjarje dhe më pas janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në të njëjtin aks rrugor janë shënuar edhe dy aksidente të tjera, të ndodhura rreth 500 metra larg njëri-tjetrit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë patrullat e Policisë së Kosovës dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidenteve./ZËRI

Poll

MOS HUMB