Bota

Adoleshenti ther me thikë 3 mësues në Spanjë

Ai dyshohet se ka dashur të qëllojë me thikë shokët e klasës. Mësuesit kanë ndërhyrë, duke mbetur të plagosur vetë.

D.XH
Adoleshenti ther me thikë 3 mësues në Spanjë
Nxënësit dhe mësuesit

CADIZ - Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spanjë. Një adoleshent mësohet se ka qëlluar me thikë tre mësues dhe një tjetër nxënës.

Autori 14-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë me dije për mediat, dyshohet se ka goditur në mënyrë të përsëritur ‘shënjestrat’ e tij. Sulmi është kryer në momentin që ka nisur mësimi, rreth orës 08:00 minuta, në qytezën e Jerez de la Frontera.

Adoleshenti që vuan nga autizmi ka hyrë në klasë dhe ka nxjerrë nga çanta një thikë të madhe. Me të, ka qëlluar çdo person që kalonte pranë tij.

Ai dyshohet se ka dashur të qëllojë me thikë shokët e klasës. Mësuesit kanë ndërhyrë, duke mbetur të plagosur vetë. Si përfundim, tre mësues kanë marrë plagë nëpër trup dhe një nxënës.

Policia ndërhyri në shkollë, duke arrestuar 14-vjeçarin, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për kurim. Një nga mësuesit është goditur në sy dhe është në gjendje kritike për jetën./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB