
GREQI- Lajmi se një 43-vjeçar u arrestua në Pire, pasi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare, tronditi opinionin e banorëve. Detaje të reja janë zbardhur nga rasti ku abuzuesi u fut në 'kurth' nga babi i të mirurës.
43-vjeçari ka udhëtuar nga Patras drejt Pireut për të takuar të miturën, shkruan newsbomb.gr. Ndërsa ai ra në prangat e autoriteteve, pas një plani të organizuar nga babai i 13-vjeçares, në bashkëpunim me Youtuber-in e njohur Alexandros Kopsialis.
Plani i babait të 13-vjeçares
“I dërgonte mesazhe vajzës sime të mitur, fliste me të dhe më pas nisi t’i dërgonte foto me përmbajtje erotike”, tha babai, i cili zbuloi se 43-vjeçarja në fillim po shtirej si grua.
“Nuk ka thënë se është burrë, ka bërë sikur është grua dhe i ka thënë “mund të flasësh hapur me mua, mos u tremb, si gruaja me gruan”.
Siç tha babai i 13-vjeçares, më pas vajza e tij vendosi të fliste me të për këtë komunikim që kishte. Atij iu duk e çuditshme dhe vendosi ta linte të merrej me situatën.
Pastaj vendosa ta merrja vetë këtë çështje. Në të gjitha këto më ka ndihmuar shumë Alexandros Kopsialis, me të cilin kemi punuar në mënyrë perfekte, sidomos kur më turbullohej mendja. 43-vjeçari vendosi të zbulohej dhe të thoshte se është burrë, duke menduar ende se po fliste me të miturën. “Në mesazhet që i kam dërguar i kam bërë vajzën time, i kam shpjeguar se nuk e kam bërë kurrë më parë dhe ai më është përgjigjur se e ka bërë shumë herë edhe me vajza të tjera.
Kur biseda arriti deri aty ku 43-vjeçari i kërkoi 13-vjeçarit të takoheshin, lindi edhe ideja për ta futur në kurth. Nuk e mendoja se do të vinte në Athinë. Por kur na dërgoi biletat që kishte marrë me KTEL-in, në atë moment vendosëm të shkonim në komisariat dhe t'i tregonim se çfarë kishte ndodhur.
Më në fund, 43-vjeçari u arrestua nga autoritetet dhe u vendos paraburgimi në burgjet e Tripolit./ZËRI