
DAVOS- Një eskortë e klasit "të lartë" ka hedhur "dritë" mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Salome Balthus, 40 vjeçe, është një shoqëruese e nivelit të lartë nga Berlini, e cila ka udhëtuar në Davos, Zvicër, për t'u takuar me klientë gjatë mbledhjes vjetore të elitës globale. Salome zbuloi për MailOnline atë që ka mësuar për elitën globale.
“Të gjithë e dinë se nuk mund të parandalohet më ndryshimi i klimës. Super të pasurit në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe për këtë temë. Një grup mendon se prek vetëm të varfërit, ndërsa të tjerët kanë frikë se mund të përkeqësohet, por nuk ka kuptim të përpiqemi të bëjmë diçka për ta ndaluar,"-tregoi ajo.
Salome tregoi se disa nga njerëzit e pasur që futeshin në grupin e parë po thoshin se "ata" (njerëzit) në vendet e botës së tretë 'mund të vdisnin të gjithë, por në të tjerët ishim mirë.
“Thonë se në një demokraci duhet ta shesësh, t’i gënjesh njerëzit dhe t’u thuash “nuk e dinim më mirë dhe nuk e kishim menduar se do të shkonte kaq keq”. Të tjerë thonë se do të gëzojnë edhe disa vite të tjera të bukura në tokë dhe e dinë se nuk ka të ardhme. Ata janë shumë cinikë."
Salome tha se tema si këto dalin në një bar, sauna ose holl hoteli, veçanërisht nëse njerëzit tashmë kanë konsumuar disa pije.
"Herë pas here i ngacmoj me tema dhe ata e komentojnë. Sigurisht, kjo funksionon vetëm nëse personi është i dehur vonë në mbrëmje dhe flet me dikë në bar."
Salome tha se klientët e saj shpesh nuk janë super të pasurit, përkundrazi.
"Nuk janë super të fuqishmit ata që kërkojnë një eskortë. Ata lumturohen kur gjejnë pak kohë për familjet e tyre. Janë më shumë punonjësit e thjeshtë ata që emocionohen,"-tregoi ajo.
Por sa "kushton" Salome?
E diplomuarja për filozofi dhe letërsi gjermane tha se shkon në festa dhe as nuk i takon atje klientët e saj. Ajo kontaktohet në faqen zyrtare dhe një fundjavë i kushton klientëve 5,000 £, ndërsa një tete-a-tete dy-orëshe fillon nga rreth 850 £. Në Davos, eskortave iu kërkua që të visheshin me kostume dhe as që bien në sy. Sipas një shoqëruese që quhet Tiffany, 'diskrecioni është aftësia numër një për një eskortë - veçanërisht kur kontrktohet për një person të fuqishëm.
"Unë vesh rroba normale - një kostum vjollcë dhe një pallto të zezë - dukem pjesë e skenës së konferencës,"- tha ajo më parë për MailOnline.
Prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër, madje punonjësit e seksit që pritet të paguajnë taksa, regjistrohen tek autoritetet lokale dhe e kanë të detyrueshme që t'i nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësore. Kjo qasje ka sjellë reduktimin e dhunës ndaj punonjësve të seksit dhe trafikimit të qenieve njerëzore./ZËRI