Bota

Sulm terrorist pranë gjykatës në Turqi, vriten 2 agresorët

Dy sulmuesit janë vrarë nga policia

E.K
Sulm terrorist pranë gjykatës në Turqi, vriten 2 agresorët
sulm terrorist ne turqi

TURQI- Një sulm i armatosur ka ndodhur para gjykatës Çaglayan në Stamboll. Në sulmin e armatosur terrorist u neutralizuan dy sulmues. Të plagosur kanë mbetur 6 persona, mes të cilëve 3 policë. Hyrjet dhe daljet në gjykatë u mbyllën.  

Në vendngjarje janë nisur shumë ekipe policore dhe mjekësore. Në deklaratën e tij lidhur me sulmin terrorist, ministri Yerlikaya tha se autorët e sulmit kanë qenë pjesë të organizatave terroriste.

Në postimin e tij në lidhje me sulmin, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha: "Sot u zhvillua një tentativë për sulm terrorist në postbllokun përballë portës C të gjykatës Çaglayan. U konstatua se tradhtarët  që u neutralizuan, ishin anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C”.

Ndërkohë që ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç shkroi si më poshtë:

"Dënoj ashpër sulmin e armatosur në pikën e sigurisë përballë Gjykatës së Çaglayanit të Stambollit. Dëshiroj të falënderoj policët tanë heroikë që parandaluan sulmin tradhtar dhe neutralizuan dy të dyshuarit. I uroj shërim të shpejtë policëve dhe qytetarëve tanë të lënduar nga sulmi. Hetimi gjyqësor i nisur nga Kryeprokuroria jonë e Stambollit lidhur me ngjarjen vazhdon në shumë aspekte". 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB