Bota

Sulm terrorist në Tel Aviv/ 1 i vdekur dhe 13 të plagosur pas incidentit me makinë

Mësohet se gruaja është qëlluar për vdekje me thikë, ndërsa personat e tjerë janë shtypur me makinë

E.K
Sulm terrorist në Tel Aviv/ 1 i vdekur dhe 13 të plagosur pas
Makina

IZRAEL- Një person është vrarë, dhe të paktën 13 persona janë plagosur në një sulm pranë Tel Avivit në Izrael, sipas shërbimeve të urgjencës.

Policia izraelite thotë se një i dyshuar që ngiste një automjet të vjedhur ka përplasur disa persona në qytetin Ra'anana, në veri të Tel Avivit.

Policia e ka përshkruar incidentin si një "sulm të dyshuar terrorist".

Oficerët besojnë se i dyshuari ndërroi automjetet tre herë gjatë incidentit, të cilin mediat lokale e raportuan si "sulm me makinë dhe therje me thikë".

Një palestinez nga qyteti Hebron i Bregut Perëndimor është arrestuar, sipas policisë.

Times of Israel, duke cituar zyrtarë të spitalit, tha se një grua 70-vjeçare kishte vdekur nga plagët e pësuara në sulm. Dyshohet se ajo është qëlluar me thikë. 

Sipas deklaratave nga spitali një burrë 34-vjeçar dhe një djalë 16-vjeçar ishin në gjendje të rëndë, me tetë persona në gjendje "të moderuar" dhe tre në gjendje "të lehtë"./ZËRI 

Poll

MOS HUMB