Bota

Sulm terrorist në "Paradën e Krenarisë" në Gjermani, furgoni futet mes turmës: 1 viktimë dhe disa të plagosur

Kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “akt të tmerrshëm” dhe premtoi se autoritetet do të zhvillojnë një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes.

zh.ll
Sulm terrorist në "Paradën e Krenarisë" në
autori-vendngjarje

GJERMANI- Policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçari, Abdul B, për të cilin dyshohet se është përgjegjës për përplasjen me furgon të një turme njerëzish të mbledhur për festivalin e Krenarisë në Berlin, duke vrarë 1 person dhe duke plagosur të paktën 29 të tjerë.

Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt e identifikoi të dyshuarin si Abdul Ballout të dielën, duke thënë: “Çdo gjë që shohim këtu tregon se ky ishte një sulm terrorist islamik.”

Autori i sulmit vijon të jetë në arrati. Nuk është ende e qartë nëse autori i dyshuar ishte vetë drejtuesi i furgonit, por sipas gazetës Die Welt, automjeti ishte marrë me qira në emër të Abdul B.

Kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “akt të tmerrshëm” dhe premtoi se autoritetet do të zhvillojnë një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes.

Edhe kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, reagoi pas incidentit, duke deklaruar se bëhet fjalë për “një sulm ndaj shoqërisë sonë të lirë dhe të hapur”. Hetimet vijojnë, ndërsa policia mbetet në gatishmëri të lartë në zonën ku ndodhi sulmi.

Sulmi ndodhi rreth orës 22:00 (20:00 GMT) të shtunën në parkun Tiergarten pranë Portës së Brandenburgut dhe bëri që policia ta ndërpriste ngjarjen para kohe. 

Më shumë se 2,200 oficerë policie kanë qenë në detyrë në Berlin që nga mëngjesi i së shtunës për të mbrojtur paradën e krenarisë dhe ngjarjet e tjera LGBTQ në qytet.

Qindra mijëra njerëz kishin ardhur në qytet për të marrë pjesë në paradën e krenarisë për atë që në Gjermani njihet si Dita e Rrugës Christopher. Është një nga festimet më të mëdha LGBTQ në Evropë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB