Bota

Sulm terrorist në Holandë, autori ndalohet nga një trajner kikboksi

Një person humbi jetën si pasojë e plagëve të marra dhe dy të tjerë u plagosën.

I.F
Sulm terrorist në Holandë, autori ndalohet nga një trajner
Foto ilustruese

ROTTERDAM- Mbrëmjen e djeshme një sulm terrorist u rregjistrua në qendrën e Rotterdam në Holandë. Një person filloi të godiste njerëzit me thikë dhe po thërriste “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) në rrugë. Një person humbi jetën si pasojë e plagëve të marra dhe dy të tjerë u plagosën. Sipas dëshmitarëve, ai ishte pajisur me dy thika të mëdha dhe filloi të sulmonte kalimtarët dhe kishte si qëllim të plagoste shumë njerëz, por u nga një trajner kikboksi, i cili e plagosi autorin, ky i fundit më pas u transportua në spital.

Prej qershorit qeveria holandeze ka lëshuar paralajmërime për kërcënimin në rritje të sulmeve terroriste.

"Xhihadizmi mbetet kërcënimi kryesor terrorist kundër Holandës, me ndjekësit e ushqyer nga propaganda me imazhe të luftës në Gaza dhe djegies së Kuranit", thanë autoritetet, të cilët iu referuan një përpjekjeje për të djegur publikisht një kopje të librit të shenjtë mysliman në qytetin e Arnhem në janar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB