
ITALI- Një 26-vjeçar është gjetur i vrarë në zonën e Vareses në Itali. Viktima është i riu Andrea Bossi, i cili u gjet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij.
Karabinierët ndërhynë në via Mascheroni në Cairate, ku ishte raportuar prania e një personi të vdekur në një apartament në numrin 1.
Hetuesit u përballën me trupin e pajetë të të riut, ndërsa paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë motiv pasionin, duke iu referuar dinamikës se si ka ndodhur.
Hetuesit po ruajnë konfidencialitetin maksimal për vrasjen, pasi i janë afruar dukshëm autorit/autorëve.
Viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penalë dhe së fundmi ishte zhvendosur në provincën e Vareses, ku gjeti dhe vdekjen. /ZËRI