
Autori i sulmit
AUSTRI- Një shtetas irian i ka marrë jetën një 14-vjeçari dhe ka lënë të plagosur katër persona të tjerë në Austri. Ngjarje e rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Villach. Autori i sulmit u vu në pranga, por gjatë gjithë kohës buzëqeshte. Ai kishte përfituar një leje qëndrimi të ligjshme në Austri.
Një 42-vjeçar, i cili punon për një kompani shpërndarjeje ushqimi, e pa ngjarjen nga makina e tij.
Ai drejtoi makinën drejt të dyshuarit dhe ndihmoi në parandalimin e përshkallëzimit të situatës, tha zëdhënësi i policisë, Rainer Dionisio, për transmetuesin publik austriak ORF.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi.
Poll