
MALI I ZI- Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, Mali i Zi pas shpërthimit të një bombe vendosur në një mjet jo shumë larg Qendrës Sportive. Sipas raportomeve nga “Vijesti”, janë vrarë Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç, anëtarë të klanit kriminal 'Skaljar'. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend.
Paraprakisht dyshohet se bomba në “Mercedes” është vendosur nga anëtarë të klanit rival “Kavak”, por Policia ende po përcakton motivin dhe kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi.
Me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit. Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre.
Kush janë viktimat e sulmit, pjesë e klanit 'Skaljar'
Vëllezërit Milan, Petar dhe Vladimir Kalugjeroviç u arrestuan në prill të këtij viti për shkak se pas analizave mjekoligjore në duart e tyre në nëntor të vitit të kaluar u gjetën grimca të lëndëve shpërthyese. Ata dyshohej se kishte vendosur bomba. Petari ishte më i vogli nga tre vëllezërit dhe vetëm pak kohë më parë ishte liruar nga paraburgimi.
Pas arrestimit të djemve, nëna e tyre foli për mediat dhe theksoi se “djemtë e saj bëjnë punë të ndershme, kryesisht të rënda fizike, ndërsa njëri prej tyre është fizioterapist sportiv”.
Dragan Roganoviç , i njohur gjithashtu si Rogo, u vra së bashku me Kalugjeroviç. Roganoviç, njihet për aktivitete hetimore vend. Sipas informacioneve, ai ka qenë roje i Goran Radomanit, viktima e parë e luftës mes klaneve të Kotorrit, Skaljar dhe Kavak, por edhe një boksier i njohur. /ZËRI