Bota

Pasuesi i Anastas Janullatos/ Mitsotakis telefonon kryepeshkopin Joan: E përgëzova!

Kryeministri grek u shpreh se do të vazhdojë të punojë drejt këtij qëllimi dhe për të nderuar veprat e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos.

I.F
Pasuesi i Anastas Janullatos/ Mitsotakis telefonon kryepeshkopin Joan: E
Kyriakos Mitsotakis dhe Joani

TIRANË- Pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar Kryepeshkopin e ri Joan Pelushi për ta uruar atë. Mitsotakis shprehet se Kisha e Orthodokse e Shqipërisë është një pikë uniteti mes dy popujve. Kryeministri grek u shpreh se do të vazhdojë të punojë drejt këtij qëllimi dhe për të nderuar veprat e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen. Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.

Mitropoliti i Korçës, Joani, është zgjedhur pasardhësi i Anastas Janullatosit. Sinodi i Shenjtë u mblodh pas kremtimit të Liturgjisë Hyjnore, në Katedralen e Ngjalljes së Zotit në Tiranë. Ishte amaneti i Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos që ai ta pasonte. Anëtarët e Sinodit, Mitropolitët Nathanael i Amantias dhe Demetrios i Gjirokastrës, të dy shtetas grekë, u përjashtuan nga kandidatura, pasi nuk plotësojnë kriterin e shtetësisë shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB