Video

Vrasja e Mondi Mëhallës, 10 të shoqëruar, gjendet i djegur "Audi" i autorëve 

Mondi Mëhalla u ekzekutua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, mbrëmjen e 30 nëntorit.

zh.ll
Vrasja e Mondi Mëhallës, 10 të shoqëruar, gjendet i djegur
Mondi Mëhalla

TIRANË-Autorët e ekzkutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, mbeten mister. Hetimet po vijonë, ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar 10 persona, kryesisht dëshmitarë dhe familjarë të viktimës 43 vjeç. Sipas hetuesve, rezulton se kanë qenë të paktën 2 autorë, të cilët pas krimit janë larguar me mjetin e tyre "Audi" drejt Librazhdit. Makina në fjalë u gjet e djegur paraditen e sotme në fshatin Mirakë, ndërsa burimet kanë zbuluar se automjeti i autorëve ka qenë në pronësi të vetë kompanisë së biznesmenit. Brenda saj hetuesit gjetën një pistoletë “Beretta”, e njëjta që dyshohet se u përdor në krim. Mondi Mëhalla u ekzekutua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, mbrëmjen e 30 nëntorit. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina, është afruar dhe ka qëlluar objektivin. Viktima, ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit. Ajo që dihet deri më tani është se biznesmeni ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe një nga pistat e hetimeve është ajo e konflikteve të mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB