
FRANCË- Një sulm me thikë ka tronditur Francën, pasi një person ka sulmuar qytetarët në një treg në qytetin e Mulhouse. Siç raporton Le Parisien, incidenti ndodhi gjatë një demonstrate dhe një kalimtar u godit disa herë me thikë, sulm që i solli vdekjen.
“Dy oficerë të policisë bashkiake u plagosën, njëri në arterien karotide dhe tjetri në gjoks. Tre oficerë të tjerë u plagosën më lehtë,”- tha prokurori Nicolas Heitz për AFP.
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES:
Autori i dyshuar është arrestuar dhe është një 37-vjeçar i regjistruar në regjistrin e Kallëzimeve për Parandalimin e Radikalizimit të Terrorizmit (FSPRT). Para sulmit, thuhet se ka bërtitur "Allahu Akbar", por sërish nuk dihet motivi i sulmit. Pritet që gjatë marrjes në pyetje, 37-vjeçari ende i paidentifikuar të japë më shumë detaje./ZËRI