Bota

Biznesmeni Valon Lluka mbetet në qeli! Ish-ortaku i Pacollit akuzohet për 4 vepra penale

Sipas vendimit të Apelit, masa e paraburgimit llogaritet nga 7 tetori deri më 6 nëntor 2026.

zh.ll
Biznesmeni Valon Lluka mbetet në qeli! Ish-ortaku i Pacollit akuzohet
valon lluka

KOSOVË- Valon Lluka, ish-bashkëpunëtor i Behgjet Pacollit, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri më 6 nëntor 2026. Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e biznesmenit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji të vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas vendimit të Apelit, masa e paraburgimit llogaritet nga 7 tetori deri më 6 nëntor 2026.

Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë dyshimet për “Mashtrim”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”.

Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar më 7 tetor nga Policia e Kosovës. Lidhur prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Nuk dihet akoma nëse ndalimi i Llukës është bërë për llogari të akuzave që ka bërë Behgjet Pacolli ndaj tij apo per një çështje tjetër. Lluka ka qenë administrator i Vlora International Airport – VIA Sh.p.k, deri në shkarkimin e tij nga Behgjet Pacolli më 3 shtator të vitit 2025.

Pacolli e akuzoi Llukën për falsifikim dokumentesh, ku sipas tij biznesmeni kishte ka tentuar të realizonte transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur./ZËRI

Poll

MOS HUMB