
BRUKSEL-Që nga dita e djeshme, kur shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një video përmes së cilës i uroi mirëseardhje Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Schengen, profili i saj në 'X' u pushtua nga kritikat e shqiptarëve. Përkatësisht, duke uruar Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat janë anëtarësuar në zonën Shengen, ajo ka publikuar një video me një hartë të Evropës në të cilën shihet qartë Kosova si pjesë e Serbisë.

Pas kritikave, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e fshiu postimin. Një reagim ka ardhur edhe nga Bashkimi Europian, ku njofton se postimi është fshirë sapo kanë parë gabimin. Një zyrtar i BE-së theksoi se pamjet u larguan sapo çështja u bë e njohur, duke e konsideruar këtë hap si një përgjigje të mjaftueshme për situatën.