Bota

U “arratis” nga Los Angeles me avion privat, Leonardo DiCaprio “kryqëzohet” në rrjet

Problemi nuk është "arratisja" e tij, problemi është mjeti i transportit pasi aktori u largua nga Amerika me një avion privat.

k.m.
U “arratis” nga Los Angeles me avion privat, Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio

SHBA- Telashe për Leonardo DiCaprio-n! Aktori, i cili vazhdimisht përdor platformat e tij për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike, u arratis për në Meksikë nga zjarret shkatërruese në Los Anxhelos. Por problemi nuk është "arratisja" e tij, problemi është mjeti i transportit pasi aktori u largua nga Amerika me një avion privat.

Leonardo DiCaprio, 50 vjeç dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti, 26 vjeç, u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, në  Meksikë. Disa nga kolegët e DiCaprios si Paris Hilton, Miles Teller, Adam Brody dhe Leighton Meester, luftuan dhe ende qëndrojnë në SHBA duke dhuruar para dhe duke ndihmuar komunitetin lokal, ndërsa ylli i "Wolf of Wall Street" zgjodhi të tikte nga vendi. 

U “arratis” nga Los Angeles me avion privat, Leonardo DiCaprio

U “arratis” nga Los Angeles me avion privat, Leonardo DiCaprio

Dhe për këtë gjë rrjeti nuk e ka kursyer. 

DiCaprio është akuzuar si “hipokrit” pasi nga njëra anë flet për ndryshimet klimaterike, ndërsa nga ana tjetër përdor edhe vetë të njëjtin mjet transporti që konsiderohet si burimi kryesor i emetimeve të karbonit. Edhe pse DiCaprio ka investuar më shumë se 80 milionë dollarë për të financuar grante të fokusuara në ndryshimet klimatike, fjalët që kanë shoqëruar fotot e tij në Meksikë janë: Mashtrues! Hipokrit!

Epo, duket se aktori ka disa shpjegime për të dhënë./ZËRI

Poll

MOS HUMB