Bota

Tym i zi përsëri nga Kapela Sistine e Vatikanit, ende nuk ka Papë

Ndërkohë, mijëra besimtarë janë mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke pritur të shohin Papën e ri.

k.m.
Tym i zi përsëri nga Kapela Sistine e Vatikanit, ende nuk ka Papë
Pamje nga Vatikani

VATIKAN- Tymi i zi! Ende nuk ka Papë! Edhe sot nga oxhaku i Kapelës Sistine ka dalë tym i zi që nënkupton se Konklava ende nuk e ka zgjedhur Papën e 267-të të Kishës Katolike Romake. Si pasojë, 133 kardinalët do vazhdojnë që të qëndrojnë të mbyllur për 2 votime të tjera, një që do mbahet rreth orës 17:30 dhe një tjetër rreth orës 19:00. Ndërkohë, mijëra besimtarë janë mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit, duke pritur të shohin Papën e ri.

Kardinali me ndikim Giovanni Battista Re, i cili nuk merr pjesë në konklavë për shkak të moshës, i tha medias italiane se shpreson që tymi i bardhë sonte do të tregojë se është zgjedhur një papë i ri.

Tym i zi përsëri nga Kapela Sistine e Vatikanit, ende nuk ka Papë
Pamje nga Vatikani

Votimi i parë ditën e djeshme

Votimi i parë i djeshëm zgjati mbi tre orë, shumë më tepër sesa ishte parashikuar në sallën e shtypit të Vatikanit. Sipas analistëve, shanset për të zgjedhur Atin e ri të Shenjtë të Kishës Katolike Romake janë mjaft të larta, duke pasur parasysh se në vitin 2005 Papa Benedikti u zgjodh në raundin e katërt dhe Papa Françesku, në vitin 2013, në të pestin. Dje, në Sheshin e Shën Pjetrit, më shumë se 50,000 besimtarë, banorë të Qytetit të Përjetshëm, si dhe qytetarë nga dhjetëra vende të ndryshme, u mblodhën dhe pritën rezultatin e votimit, me sytë e ngulur në oxhakun e Kapelës Sistine.

MOMENTI ME VIDEO:


Një aziatik dhe dy italianë midis favoritëve

Mbledhja e Konklavit filloi 16 ditë pas vdekjes së Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë pas një shtrimi të gjatë në spital për shkak të pneumonisë. Shumë ekspertë besojnë se zgjedhja do të varet nga dikush që do të vazhdojë politikat e tij progresive ose nga një kandidat më konservator. Midis të preferuarve është Luis Antonio Tagle, një kardinal që mund të bëhet papa i parë aziatik dhe që është krahasuar me Papa Françeskun. Dy italianë konsiderohen gjithashtu si kandidatë të fortë: kryepeshkopi i Bolonjës, Matteo Suppi dhe i ashtuquajturi "papë zëvendësues", Pietro Parolin.

Çfarë ndodh kur konklava zgjedh Papën?

Pasi zgjidhet Papa, atij i kërkohet të pranojë "zgjedhjen e tij kanonike si Papë Suprem" dhe të zgjedhë emrin e tij papnor. Papa i ri çohet në "Dhomën e Lotëve" të Kapelës Sistine, e quajtur kështu për shkak të emocioneve të përjetuara nga papët e mëparshëm. Atje, ai vishet me rroba të bardha dhe merr një kryq të ri dhe një kapelë të bardhë. Kardinalët përshëndesin papën e ri dhe i betohen për bindje. Sipas traditës, dhjaku i lartë kardinal i Kolegjit të Kardinalëve shpall para turmës në Sheshin e Shën Pjetrit: Annuntio vobis gaudium magnum; Habemus Papam! ("Ju shpall një gëzim të madh: Kemi një papë").

Pak minuta më vonë, Papa i ri bekon turmën nga një prej ballkoneve të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Akti i parë i Papës së ri, menjëherë pas pranimit të zgjedhjes së tij kanonik si Papë i Lartë dhe para se të marrë përsipër detyrat e tij të mbetura, është zgjedhja e emrit të tij. Sipas një tradite të hershme, ky emër ndryshon nga ai i pagëzimit — një zgjedhje që ndjek precedentin e Papës së parë, Shën Pjetrit, emri i të cilit në lindje ishte Simon. Në historinë e Papatit, emri më i përdorur është Gjon. Emra të tjerë të përdorur shpesh janë Gregori, Klementin, Leon dhe Piusin.

Ndër emrat që nuk janë zgjedhur kurrë nga një Papë janë Jozefi, Jakobi, Andrea dhe Luka. Asnjë Papë nuk e ka marrë emrin Pjetër, nga respekti për Papën e parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB