Bota

Trump tallet keq me Macron: Emmanuel, e njihni Emmanuel? (me theks francez) Refuzimi i tij ndaj meje zgjati 3.2 minuta

Ndërsa rrëfente bisedën e pretenduar me Macron, Trump e tallte Presidentin Francez duke përdorur një theks francez, ndërsa zërin e tij e imitonte si një lutje

E.K
Trump tallet keq me Macron: Emmanuel, e njihni Emmanuel? (me theks francez)
trump dhe macron

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është tallur keq me homologun e tij Emmanuel Macron, gjatë një fjalimi që ka mbajtur para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, ku deklaroi se shumica e njerëzve që e respektojnë e thërrasin atë “Zoti President”.

Teksa mori si shembull Macron, dhe tha kishte biseduar me homologun e tij francez lidhur me koston e barnave me recetë, duke pohuar se SHBA-të po paguanin “14 herë më shumë” se vendet e tjera për të njëjtin ilaç për dobësim, Ozempic.

Trump tha se SHBA-të po i shisnin ilaçet në Europë me çmime të subvencionuara dhe se, për këtë arsye, kishte kontaktuar presidentin francez për të rritur çmimet e barnave amerikane në Francë, kërkesë që sipas tij u kundërshtua fillimisht.

Në një deklaratë që dukej tallëse, duke imituar Macronin, republikani tha: “Emmanuel, e njihni Emmanuel? Macron, Macron... E dua theksin francez. I thashë duhet të rrisni çmimet e ilaçeve, se ne paguajmë 14 herë më shumë sesa ju. Dhe ai tha: Jo, jo, jo, ne nuk do ta bëjmë këtë”, duke shtuar se “disa ishin shumë të sjellshëm, disa ishin të pasjellshëm. Por të gjithë thanë një gjë, jo, nuk do ta bëjmë”.

Trump pretendoi se refuzimi zgjati mesatarisht vetëm rreth 3.2 minuta, përpara se bashkëbiseduesit, sipas tij, të thoshin: “Do të ishim të nderuar të katërfishonim çmimet e barnave”. Duke veçuar sërish Macronin si “shembull”, Trump tregoi se si kishte përdorur tarifat doganore si kërcënim ndaj liderëve botërorë.

“Emmanuel, nëse deri të hënën nuk ke rënë dakord për çdo gjë që ne duam, do të vendos një tarifë 25 për qind për gjithçka që vjen nga Franca, përfshirë verërat, shampanjat dhe gjithçka tjetër,” tha Trump.

Sipas tij, Macron iu përgjigj: “Donald, uh, ke një marrëveshje. Do t’i rris çmimet e barnave me recetë me 200 për qind ose çfarëdo qoftë. Do të më pëlqente ta bëja, do të ishte një nder i madh, por njerëzit nuk duhet ta dinë".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TRT World (@trtworld)

Më tej, Trump deklaroi gjithashtu se kryeministri indian Narendra Modi “nuk ishte shumë i kënaqur” me të për shkak të tarifës 50 për qind të vendosur ndaj Indisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB