SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një afat të ri prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, ku në të kundërt paralajmëron se do të "shkatërrojnë" termocentralet iraniane.
“Nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, pa kërcënime, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke nisur nga më e madhja”, deklaroi ai.
Situata në Izrael mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Bilanci i të plagosurve është rritur ndjeshëm në qytetet Arad dhe Dimona, ku në total raportohen 175 persona të lënduar. Irani ka thënë se nëse goditet infrastruktura e tij e karburantit dhe energjisë, do të hakmerret duke synuar infrastrukturën energjetike të lidhur me SHBA-në në të gjithë rajonin, sipas mediave shtetërore./ZËRI