Bota

Trump i drejtohet kryeministrit norvegjez: Vendi juaj s’ma dha çmimin Nobel, nuk jam i detyruar të mendoj për paqen

Trump kërkoi përsëri që Groenlanda t'i jepet Amerikës sepse Danimarka nuk mund ta mbrojë atë nga Rusia dhe Kina, në një letër drejtuar Jonas Gahr Store

F.I
Trump i drejtohet kryeministrit norvegjez: Vendi juaj s’ma dha
Jonas Gahr Store dhe Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së Donald Trump e shtoi presionin mbi NATO-n për Groenlandën në një mesazh drejtuar Kryeministrit të Norvegjisë, duke e paralajmëruar se ai “nuk ndien më detyrim të mendojë vetëm për paqen” sepse iu mohua Çmimi Nobel për Paqen.

Dailymail raporton se Trump kërkoi përsëri që Groenlanda t'i jepet Amerikës sepse Danimarka nuk mund ta mbrojë atë nga Rusia dhe Kina, në një letër drejtuar Jonas Gahr Store.

“I dashur Jonas: Duke pasur parasysh që vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8 Luftërave PLUS, nuk ndihem më i detyruar të mendoj vetëm për Paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë mbizotëruese, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina, dhe pse ata kanë një “të drejtë pronësie”. Gjithsesi nuk ka dokumente të shkruara. Vetëm se një anije zbarkoi atje qindra vjet më parë, por ne kishim anije që zbarkuan atje”, thuhet se tha Trump.

Qeveria amerikane e justifikon qëllimin e saj për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja me nevojën për të shmangur një konflikt të mundshëm në rajonin e Arktikut.  Nga ana tjetër Gjermania dhe shtatë shtetet e tjera evropiane të prekura nga tarifat doganore e hodhën poshtë kërcënimin e Presidentit të SHBA-së Trump për këto tarifa.

Trump shfaqi perspektivën e blerjes së territorit të gjerë të Arktikut gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019 dhe ka thënë se kontrolli amerikan i Grenlandës është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ndërkombëtare. Që nga viti 2009 Groenlanda ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB