Bota

Trazirat vazhdojnë! Koreja e Jugut shkarkon edhe presidentin e dytë

Sipas ligjit të vendit, ministri i Financave Choi Sang-mok është i pari që do të marrë detyrën si president.

k.m.
Trazirat vazhdojnë! Koreja e Jugut shkarkon edhe presidentin e dytë
Khan Duk-soo

SEUL- Parlamenti i Koresë së Jugut votoi sot për shkarkimin e presidentit në detyrë Khan Duk-soo. Kryeministri Khan ushtronte detyrën e presidentit të vendit që nga 14 dhjetori, pasi kreu i shtetit Yoon Suk-geol u shkarkua nga Kuvendi për shkak se vendosi ligjin ushtarak. Tashmë, pas rrëzimit të Khan, sipas ligjit të Koresë së Jugut duhet të jetë ministri i Financave, Choi Sang-mok ai që merr postin e të parit të vendit.

Por pse erdhi shkarkimi i kryeministrit?

Opozita e akuzoi Khan se refuzonte që të plotësonte 3 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet brenda gjashtë muajve të mbështesë ose anulojë shkarkimin e presidentit të vendit, Yoon Seok-geil. Tre gjyqtarët e rinj duhet të ishin emëruar në detyrë dje, por Khan, 75 vjeç, argumentoi se statusi i tij si president në detyrë nuk i jepte atij fuqinë për të bërë emërime të rëndësishme. Madje shtoi se përzgjedhja e gjyqtarëve duhet të jetë objekt i një marrëveshjeje midis Partisë së Pushtetit Popullor (PPP në pushtet) dhe partive opozitare.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese pritet të mbajë sot, seancën e saj të parë për çështjen e Yoon. Nëse tre vendet e tij të lira nuk plotësohen para përfundimit të procedurës, gjashtë gjyqtarët e mbetur do të duhet të vendosin unanimisht për të shkarkuar presidentin. Kjo pasi edhe një votë kundër shkarkimit të tij do të nënkuptonte rikthimin e tij automatikisht në presidencë. Ndaj 64-vjeçarit Yoon Seok-gil ka nisur një hetim edhe për “grusht shteti”, krim për të cilin ai mund të dënohet me vdekje. Agjencia kundër korrupsionit, e cila po kryen hetimet, ka thirrur tashmë dy herë Yoon për ta marrë në pyetje lidhur me ngjarjet e 3-4 dhjetorit, por ai nuk ka shkuar.  Hetuesit pritet të vendosin në ditët në vijim nëse do ta thërrasin për herë të tretë apo do t'i kërkojnë gjykatës që të lëshojë një urdhër për arrestimin e tij.

Yoon Seok-geul, 63 vjeç, tronditi dhe zemëroi vendin duke vendosur ligjin ushtarak në fillim të dhjetorit, përpara se të detyrohej të tërhiqej gjashtë orë më vonë nën presionin e parlamentit dhe protestuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB