Bota

Tragjedi në Kazakistan! Rrëzohet avioni me pasagjerë në bord, 29 të mbijetuar

Në mesin e të mbijetuarve raportohet se ishin dy fëmijë që po marrin kujdes mjekësor në një spital aty pranë.

F.I
Tragjedi në Kazakistan! Rrëzohet avioni me pasagjerë në
PAMJE NGA NGJARJA

KAZAKISTAN-Një avion pasagjerësh i Azerbajxhanit, me 67 persona në bord, u rrëzua në Kazakistan. Nga personat që ishin në bordin e avionit mbijetuan, të paktën 29 sipas autoriteteve, raporton CNN. Në mesin e të mbijetuarve raportohet se ishin dy fëmijë që po marrin kujdes mjekësor në një spital aty pranë. Në bordin e avionit mësoht se ishin 67 persona, 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Azerbajxhani Airlines tha se avioni Embraer 190, me numër fluturimi J2-8243, po fluturonte nga Baku në Grozny, kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë, por ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km nga Aktau në Kazakistan. Avioni shpërtheu në flakë pasi u përplas në tokë. Të mbijetuarit raportohet se ndodheshin në pjesën e avionit që mbeti e padëmtuar nga rrëzimi.

Autoritetet në Kazakistan thanë se një komision qeveritar eshte ngritur për të hetuar ngjarjen tragjike, ndërsa anëtarët e tij u urdhëruan të fluturonin drejt vendit ku ndodhi aksidentit ajror dhe të siguroheshin që familjet e të vdekurve dhe të plagosurve të merrnin ndihmën e nevojshme./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB