Bota

Tjetër tragjedi ajrore! Rrëzohet helikopteri në Itali, humbin jetën tre persona

Ndër shkaqet e mundshme të aksidentit që po punojnë hetuesit është gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur

F.I
Tjetër tragjedi ajrore! Rrëzohet helikopteri në Itali, humbin
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ITALI-Një tjetër tragjedi ajrore është raportuar së fundmi, këtë herë në Itali. Një helikopter është rrëzuar rreth orës 19:20 në Castelguelfo, një fshat në komunën e Noceto, në provincën e Parmës, pranë rrugës Via Emilia.

Aksidenti ndodhi brenda pronës së kështjellës mesjetare të Castelguelfo, e cila i përket familjes Rovagnati, themeluesit e kompanisë së njohur të sallameve me të njëjtin emër. Brenda helikopterit ndodheshin tre persona të cilët kanë humbur jetën: dy pilotët dhe Lorenzo Rovagnati, trashëgimtar i kompanisë bashkë me vëllain e tij, Ferruccio.

Ndër shkaqet e mundshme të aksidentit që po punojnë hetuesit është gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur ose një defekt mekanik i helikës së bishtit./ZËRI

Poll

MOS HUMB