LOS ANGELES- Një gjykatë në Los Angeles ka shpallur kompanitë “Meta” dhe “YouTube” fajtorë, pasi akuzohen se kanë ndikuar në varësinë e një 20-vjeçareje dhe kanë dëmtuar shëndetin e saj mendor.
Sipas CNN, vendimi i marrë në këtë rast historik mund të shërbejë si precedent për qindra paditë e ngjashme dhe mund të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionojnë platformat e rrjeteve sociale, veçanërisht për përdoruesit e rinj.
Kaley, një 20-vjeçare nga Kalifornia, dhe nëna e saj paditën Meta, YouTube, Snapchat dhe TikTok, duke i akuzuar kompanitë për varësinë që ndikoi te zhvillimi i problemeve të shëndetit mendor, përfshirë ankthin, çrregullimet e perceptimit të trupit dhe mendimet vetëvrasëse. Snapchat dhe TikTok e zgjidhën çështjen para gjykimit.
Juria vendosi që Meta të mbajë 70% të përgjegjësisë dhe YouTube 30%, duke urdhëruar kompanitë të paguajnë 3 milion dollarë dëmshpërblim. Vendimi për dëmshpërblim penal do të merret së shpejti, duke u bazuar në pasurinë neto të secilës kompani.
“Ne nuk pajtohemi me vendimin dhe po shqyrtojmë opsionet tona ligjore”, deklaroi zëdhënësi i META-s.
Ndërkohë Google njoftoi se do të apelojë çështjen, duke argumentuar se YouTube është një platformë e ndërtuar për transmetim, jo një rrjet social./ZËRI