Bota

Dështon për të tetën herë konsituimi i parlamentit, Haxhiu nuk zgjidhet kryetare

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re

F.I
Dështon për të tetën herë konsituimi i parlamentit,
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Deputetët e zgjedhur u mblodhën sot në vazhdimin e tetë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Por senaca dështoi sërish. Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten, në ora 10:00. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.

Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë - por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.

Në shtatë tentime, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit. Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti nuk i ka votat e nevojshme.

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi shtatë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si "figurë përçarëse", ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese. Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër përveç saj. 

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse. Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, dhe LDK-ja me 20. AAK dhe Nisma fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB