SERBI- Një deklaratë e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka shkaktuar polemika të forta e të ashpra. Gjatë një interviste për median serbe Kurir, ministrja serbe është shprehur se nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistëssë dhënë këtë fundjavë.
"I would've ethnically cleansed Kosovo in 1989," said Snežana Paunović, current Minister of Public Administration and Local Self-Government in Serbia.
— Two Balls and a Caine (@OssoKuka) July 12, 2026
This declaration is even more shocking when you understand that the Serbian government in 1998 already tried that once, and as a… https://t.co/RteHhPjKoT
Deklarata e saj e shpërndarë në rrjete sociale ka ngjallur polemika, pasi referohet drejtpërdrejt konceptit të “spastrimit etnik”, që lidhet me krime të rënda gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi dhe luftës në Kosovë.
Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën./ZËRI