SHBA-Një grup ekspertësh mjekësorë kanë dhënë alarmin për atë që e kanë përshkruar si përkeqësim të shëndetit të Presidentit Donald Trump. Konkretisht 30 psikiatër amerikanë dhe mjekë të tjerë të specializuar në shëndetin mendor kanë nënshkruar një deklaratë duke e shpallur Presidentin Donald Trump mendërisht të papërshtatshëm për të shërbyer
Mjekët edhe pse nuk e kanë ekzaminuar konkretisht presidentin ballë për ballë, i kanë ndjekur nga afër deklaratat dhe sjelljet e tij gjatë vitit të kaluar dhe kanë paralajmëruar se ai është "i paaftë mendërisht" dhe duhet të shkarkohet nga detyra "me urgjencën më të madhe" mes tensioneve në rritje në të gjithë botën.
Ata përmendën shembuj të “përkeqësimit të dukshëm të funksionimit të tij kognitiv”, “epideme të përgjumjes së dukshme gjatë procedurave kritike publike”, “gjykimit dhe kontrollit të impulseve të dëmtuara rëndë” dhe “humbjes së ndjeshme të vetëkontrollit”, si dhe “besimeve madhështore dhe delirante, duke përfshirë pohimet e pagabueshmërisë, imazhet e vetes si Papë që sugjerojnë një mision hyjnor”.
Një ekzaminim i tillë është paralajmëruar për në fund të muajit maj, kur Trumpi pritet t'i nënshtrohet kontrollit në spitalin ushtarak Walter Reed. Se sa transparente do të jenë rezultatet mbetet e paqartë. Ajo që është e qartë është se debati mbi gjendjen mendore dhe fizike të Trumpit tashmë është kthyer në çështje politike dhe ka të ngjarë të vazhdojë ta shoqërojë atë.