Bota

SHBA-ja pezullon dialogun me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë

Ky pezulllim ka ardhur si pasojë e veprimeve të qeverisë Kurti, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

l.k
SHBA-ja pezullon dialogun me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë
Flamuri amerikan dhe flamuri kosovar

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar sot dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një afat të pacaktuar. Ky pezulllim ka ardhur si pasojë e veprimeve të qeverisë Kurti, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Në njoftim theksohet se veprimet e qeverisë kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas ambasadës, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”., thuhet në deklaratë.

SHBA-ja pezullon dialogun me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë
deklarata e Ambasadës Amerikane në Kosovë

Lidhur me këtë zhvillim ende nuk kemi një qëndrim nga qeveria e Kosovës më në krye kryeministrin Albin Kurti./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB