ESTONI- Hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga 3 avionë luftarakë MiG-31 rusë ku qëndruan prej 12 minutash në zonë. Menjëherë Ministria e Jashtme e Estonisë e dënoi ndërhyrjen si “të paturpshme”. Ndërkohë që nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se tre MiG-31 rusë kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia në rajonin e Kaliningradit dhe hapësira ajrore estoneze nuk u shkel.
Pas alarmit ka ndëhyrë NATO përmes avionëve italianë F-35, duke zbapsur avionët ushtaratë rusë. Kjo është shkelja e tretë ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në një kohë të shkurtër, pas dronëve rusë në hapësirën polake dhe rumune. Komisioni Evropian ka miratuar dje paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe energjetik. Presidentja Ursula von der Leyen u shpreh se ka ardhur koha për të mbyllur “rubinetat e gazit” nga Rusia.
Lista e plotë e sanksioneve:
Bllokim të sistemit të kartave MIR dhe Sistemit të Pagesave Express (SBP);
Ndalim të plotë të transaksioneve me kriptovaluta dhe bursa digjitale;
Kufizime financiare për qytetarët rusë, përfshirë paratë elektronike;
Sanksione ndaj bankave në Rusi dhe në vende që ndihmojnë anashkalimin e masave (si Kazakistani, Bjellorusia, Kirgistani, Taxhikistani).
Këto masa shënojnë një përpjekje të koordinuar për të goditur mbështetjen financiare të Moskës dhe për të mbrojtur infrastrukturën strategjike të BE-së në rajonin baltik./ZËRI