
DAMASK- Dhjetra sirianë hynë në rezidencën e presidentit sirian Bashar al-Assad. Burra, gra dhe fëmijë bredhin në ndërtesën 6-katëshe, në shkallët e së cilës ishin shpërndarë dokumente. Një sallë pritjeje u dogj plotësisht, ndërsa mobiljet u morën nga rebelët që u futën në godinë.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rebelëve në Siri.
VIDEOT NGA SIRIA:
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian. Al-Assad nuk dihet se ku është, por Rusia pretendon se presidenti ka ikur nga Siria. Nuk dihet nëse ai ka marrë azil politik në Rusi apo nëse është në Liban dhe Iran./ZËRI