
PRISHTINË- Marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-ve duket se është në një pikë kritike, edhe pse qeveria e kryeministrit Albin Kurti i ka mohuar këto zëra. Por, një postim i fundit nga ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Richard Grennell ka ngritur dyshimet mes raporteve. Grenell përmes një postimi tha se qeveria e Kurtit e ka humbur besimin e SHBA-ve, lajm ky që u ripostua nga djali i presidentit republikan, Donald Trump Jr.
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë administratës së Biden. Republikanët dhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprime të njëanshme që destabilizojnë rajonin. E njëjta gjë vlen edhe për BE-në dhe NATO-n. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka kundërshtuar gjithashtu çdo propozim amerikan të bërë nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e tij aktuale, duke pretenduar se është më afër SHBA-së dhe më e mirë se të gjitha qeveritë e mëparshme kosovare, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni,”- shkroi Grenell në X.
Dyshimet se mes dy qeverive nuk ka besim u rritën më shumë pas rishpërndarjes së lajmit nga djali i presidentit, Donald Trump Jr./ZËRI