Bota

Presidenti italian shtrohet në spital, Mattarella kryen një ndërhyrje në zemër

Operacioni është kryer në orën 20.00. Në përfundim të operacionit, Presidenti u kthye në departamentin e kardiologjisë të drejtuar nga profesor Roberto Ricci.

k.m.
Presidenti italian shtrohet në spital, Mattarella kryen një
Sergio Mattarella

ITALI- Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella i është nënshtruar një operacioni në zemër. Sipas mediave italiane, kreu i shtetit u shtrua në spitalin "Santo Spirito" në Romë, ku iu nënshtrua implantimit të një stimuluesi kardiak. Operacioni është kryer në orën 20.00. Në përfundim të operacionit, Presidenti u kthye në departamentin e kardiologjisë të drejtuar nga profesor Roberto Ricci.

Sipas Quirinale, Mattarella kaloi një natë "të qetë" dhe aktualisht është në kushte klinike të qëndrueshme. Operacioni ishte planifikuar prej disa kohësh.

Sergio Mattarella i lindur me 23 korrik 1941 është një politikan italian; president i Italisë që nga viti 2015. Ai ishte anëtar i Parlamentit nga viti 1983 deri në vitin 2008, duke shërbyer si Ministër i Arsimit nga viti 1989 deri në vitin 1990 dhe si ministër i Mbrojtjes nga 1999 deri 2001. Në vitin 2011, ai u bë një gjyqtar i zgjedhur për Gjykatën Kushtetuese. Më 31 janar 2015, ai u zgjodh nga parlamenti të jetë presidenti i 12-të i Republikës Italiane. Ai është siçiliani i parë që kanë mbajtur postin e presidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB