
BRITANI E MADHE- DHL, kompania postare e cila transportoi fletët e votimit për emigrantët shqiptare në 85 shtete të botës për zgjedhjet e 11 majit po synon të zgjerojë praninë e saj në tregun britanik. Firma gjermane kërkon një bashkimi me kompaninë britanike të shpërndarjes Evri, por si fillim duhet të kalojë një hetim.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) njoftoi të mërkurën se do të nisë hetimet për këtë bashkim, duke kërkuar komente nga palët e interesuara deri më 25 qershor. The guardian raporton se CMA po hetonte blerjen e DHL dhe Commerce UK nga Evri, si dhe blerjen e një aksioni minoritar në Evri nga kompania mëmë DHL Group.
Bashkimi DHL-Evri, pritet të jetë ndër operatorët më të mëdhenj të pakove në Mbretërinë e Bashkuar, me mbi 30,000 korrierë dhe shoferë furgonësh, si dhe 12,000 punonjës të tjerë. Sipas të dhënave të firmës së logjistikës Pitney Bowes, Evri ka shpërndarë 14% të të gjitha pakove në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022. Ndërkohë, DHL dhe Evri pretendojnë se grupi i ri do të mund të dorëzojë mbi 1 miliard pako dhe 1 miliard letra çdo vit.
DHL e Gjermanisë është kompania e tretë më e madhe e shpërndarjes në botë për nga vlera e tregut, dhe teksa firma kërkon të zgjerojë shërbimin e saj, në Shqipëri u ngritën akuza nga Pratia Demokratike, për shërbimin e saj postar në lidhje me transportin e fletëve të votimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare.
Kostoja e paguar nga buxheti i shtetit për shërbimin e postës është 9.2 milion eurpo, pra gati 10 mln euro. Të gjitha këto para janë marrë nga kompania "DHL" për të kryer shërbimin e nevojshëm për të gjithë qytetarët që këto zgjedhjet për herë të parë votojnë. Por, procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit tek zgjedhësit që jetonin jashtë territorit të Shqipërisë, hasën probleme me shërbimin postar. Votuesit hasën vonesa në shpërndarjen dhe kthimin e fletës së votimit të diasporës. Partia Demokratike akuzon gjithashtu, se DHL ka shkelur kushtet e kontratës me KQZ, duke nënkontraktuar kompani të tjera postare. Teksa kontrata me Shqipërinë, nuk funksioni si duhet dhe pati denoncime për shërbimin e ofruar, tashmë ngelet për t'u parë nëse, DHL do të plotësojë kushtet për t'u zgjeruar në Britani./ZËRI