Bota

Politico: Musk do të japë dorëheqjen si kreu i "DOGE" në javët e ardhshme

Nuk dihet nëse Musk do të mbajë një rol tjetër përkrah Trump.

k.m.
Politico: Musk do të japë dorëheqjen si kreu i "DOGE"
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë njerëzve në rrethin e tij të ngushtë se Elon Musk së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmin e ka bërë me dije "Politico". Sipas artikullit, Musk do të japë dorëheqjen në javët e ardhshme si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i cili u formua me qëllim të shkurtimit drastik të shpenzimeve qeveritare.

Sipas të njëjtit burim, presidenti republikan ka mbetur i kënaqur me iniciativën e Musk dhe DOGE, por të dy kanë vendosur bashkërisht ditët e fundit se së shpejti do të vijë koha që Musk të kthehet tek bizneset e tij. Ky lajm është konfirmuar nga 3 persona të afërt me presidentin Trump, të cilën zgjodhën që të flisnin në kushte anonimati. 

Tërheqja e afërt e Musk vjen pasi disa të brendshëm dhe shumë aleatë të jashtëm të administratës Trump janë frustruar me sjelljen e tij dhe e shohin gjithnjë e më shumë miliarderin si një përgjegjësi politike. Por duket se ka edhe një plan tjetër për Musk. Një zyrtar i lartë i administratës tha se pronari i Tesla dhe X ka të ngjarë të mbajë një rol jozyrtar si këshilltar dhe të vazhdojë të shfaqet herë pas here në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Një tjetër paralajmëroi se kushdo që beson se Musk do të zhduket plotësisht nga orbita e Trump.

Çfarë bëri Elon Musk?

I themeluar nga Presidenti i SHBA Donald Trump përmes një urdhri ekzekutiv më 20 janar 2025, DOGE u ngarkua me modernizimin e teknologjisë federale dhe rritjen e efikasitetit qeveritar. Musk u emërua për të udhëhequr këtë iniciativë. 
Ndërsa Musk luajti një rol kryesor në drejtimin e nismave të DOGE, ai nuk u emërua kurrë zyrtarisht si kreu i këtij seksioni të qeverisë. Përkundrazi, ai ka shërbyer vetëm si "këshilltar special" i presidentit Trump. 

Çfarë është DOGE?

Pavarësisht nga emri i tij i plotë, DOGE nuk është një departament zyrtar qeveritar, i cili do të duhej të themelohej me një akt të Kongresit. DOGE u krijua përmes një prej urdhrave presidencialë të Trump dhe funksionon si një organ këshillues me të paktën katër punonjës të dedikuar për çdo agjenci qeveritare. Një pjesë e misionit të Doges ka të bëjë me përmirësimin e IT me synimin për të rritur efikasitetin. Për të bërë 'punët' që i janë caktuar ka afat deri në 4 korrik 2026./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB